Filipçe: Gjendja me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pas kontakteve me autoritet e vendeve të rajonit është konstatuar se në gjithë rajonin tashmë ka valë të re të koronavirusit.

Sipas tij kjo po ndodhë për shkak të largimit të masave restriktive si dhe mosrespektimit të masave mbrojtëse.

“Vala e re po ndodhë në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i mos zbatimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”,

deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë i cili edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat siç është distanca, mbajtja e maskës dhe higjiena personale, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur personalisht por edhe të afërmit tanë.

“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinjë . Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditëve të fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë,

në Bullgari mbi 150, në Bosnje mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”, pohoi ministri Filipçe.

Baby Boo