Banka Botërore ndan të holla për Ukrainën – Ja sa është shuma


Këto mjete do t’i dhurohen Qeverisë për të paguar pagat e punonjësve shëndetësor, pensionet për të moshuarit si dhe programet tjera sociale për të varfrit.  

Kjo mbështetje pritet që të lehtësojë punën e Qeverisë në Ukrainë në menaxhimin e krizës që është prodhuar nga ushtria ruse e cila është duke shkatërruar qytetet ukrainase me qëllim pushtimin e tyre. 

“Banka Botërore ka ndërmarr veprime të shpejta në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj i cili është duke u përballur me një dhunë ekstreme që është shkaktuar nga pushtimi rus”, ka deklaruar Presidenti i Bankës Botërore, David Malpas.

Banka është zotuar edhe për një paketë tjetër të mbështetjes financiare që shkon deri në 3 miliardë dollar. Sipas Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët deri tani nga Ukraina janë larguar 1 milionë e 700 mijë banorë.

Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 13-të dhe se nuk ka shenja se do të ketë ar*mëpushim ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.
Të dyja palët janë zotuar se nuk do të lëshojnë pe në objektivat e tyre.

Baby Boo