Performanca e Ronela Hajatit – ‘Shpërthejnë’ mediat ndërkombëtare, BBC e kthen në meme (VIDEO)


Ronela Hajati ka fituar vëmendjen e mediave ndërkombëtare, kryesisht për performancën e saj. “Sekret” i artistes sonë nuk mundi të kualifikohej për në natën finale, por kjo nuk i ka penguar mediat që ti japin jehonë një prej performancave më të përfolura në këtë edicion.

Pas ironive dhe batutave në mediave italiane, duket se Ronela nuk ka kaluar pa vëmendjen as në mediat angleze. BBC i ka dedikuar një meme, një prej momenteve të kërcimit të artistes sonë. Është pikërisht momenti kur këngëtarja ngjitet mbi dy balerinët dhe rrotullon flokët. Moment ky i quajtur nga mediat italiane si ‘helikopteri’. Por duket se për BBC ky është një tjetër moment. “Kur taksia vjen në 5 dhe ju ende duhet të thani flokët. Shqipëria, Eurovision”, ka shkruar BBC në Twitter duke shkaktuar shumë komente me këtë meme, ku kryesisht njerëzit e kanë marrë me sportivitet. Ndërkohë edhe mediat italiane e kanë ironizuar performancën e Shqipërisë në Eurosong.

“Reggaeton dhe folklori ballkanik: Dikush të na japi antidotin menjëherë… Nëse nuk mjafton ajo që keni parë live, shkoni gjejeni videon në YouTube:Një fantazi mesjetare si ‘Game of Thrones’ për të treguar një histori dashurie të fshehta, tradhti, seks dhe gjak. Zëri i fuqishëm, por jo gjithmonë i përqendruar! Ronela vendosi dorën në zonën intime gjatë performancës, që Eurovizioni e kishte censuruar në rrjetet sociale (por a i njohin Michael Jackson dhe Madonna?). Gjithsesi artistja e realizoi performancën e saj”, shkruanin mediat italiane, duke pasur ‘ankesa’ edhe për zërin e artistes shqiptar. Nga ana tjetër edhe “Corriere della Sera” nuk është treguar shumë dashamirëse me përfaqësuesen tonë në Eurosong.

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bishtin. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Me siguri fillimi i mbrëmjes plot energji, ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, thuhej në shkrim.

Baby Boo