Shembet “Muri i Turpit” në Peru, ndau për 43 vite lagjet e pasura nga lagjet e varfra në Lima


Një mur 3 metra i lartë dhe 4.5 kilometra i gjatë që ndau të pasurit nga të varfrit për 4 dekada nuk do të egzistoje më në Peru. Gjykata vendos që lagjet e së njëjtit qytet në Lima të mos ndahen më me “mure turpi” bashkëjetesa mes shtresave shoqërore të mbizotërojë.

Për 43 vite dy lagje të së njëjtit qytet në Lima u ndanë me një mur prej 4.5 kilometrash, i cilësuar si “Muri i Turpit” në Peru.

Kjo fortesë e lartë prej guri dhe teli me gjemba ndante të pasurit nga të varfërit. Ndan fqinjët me banesa nën standard dhe pa shërbime bazë nga ata me shtëpi luksoze dhe pishina në një lagje të privilegjuar me rrugë të asfaltuara. Ky është cilësuar shembulli i pabarazive më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Por ky turp për këtë qytet duket se u zhbë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe një betejë gjyqësore 4-vjeçare të banorëve të varfër.

Gjykata vendosi që muri të shembet dhe të mos ketë ndarje mes dy lagjeve të një qyteti.

Ndërtimi i murit filloi në vitet 1980 nga banorët e lagjes së La Molina, pas shqetësimeve të sigurisë dhe një valë pushtimesh tokësore dhe akte terrorizmi gjatë atyre viteve. Por në fillim të dekadës së fundit, muri u bë edhe më i gjatë, duke arritur 4.5 kilometra dhe duke i ndarë banorët e varfër nga ana tjetër e kodrës në lagjen Villa María del Triunfo të Lima, me shtrirje deri në tre metra të larta.

Baby Boo