Filipçe edhe sot takoi Unionin e nxënësve, “Nuk heqim dorë, protestojmë të hënën”


Ministri i Shëndetësisë në largim dhe i ardhshmi, Venko Filipçe edhe sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM). Megjithatë, edhe pse ky është takimi i dytë që po realizohet, as ministri po as unioni nuk janë larguar nga qëndrimet paraprake. Ministri mban qëndrimin se mësimi në shkollat e mesme duhet të zhvillohet në distancë, ndërkaq nxënësit me formë të kombinuar.

“Nga institucionet shëndetësore dhe nga ministri ishin qëndrimet e njëjta. Nuk kemi ndonjë përafrim të mësimit të kombinuar. Ata dëshirojnë ta shohin situatën se si do të jetë mësimi online dhe më pas ta konvertojnë atë në mësim të kombinuar, por për fat të keq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës as nuk ka plan me faza siç ka ndodh në shtetet tjera me nga tre faza, se si mendohet të fillohet viti shkollor dhe se si do të konvertohej mësimi më tej”, tha Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Në takim, siç deklarojnë nga Unioni ministri u ka thënë se në vjeshtë do të ketë valë të re, pasi pritet rikthimi i qytetarëve nga pushimet dhe për këtë mësimi në shkolla të mesme duhet të realizohet në distancë. Por, nga Unioni deklarojnë se nuk heqin dorë dhe protestën do ta realizojnë.

Baby Boo