Zgjedhjet e 25 prillit, përfundon numërimi i 1695 kutive në rang kombëtar, kryeson PS


Kanë kaluar thuajse 12 orë nga fillimi i numrit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit .
Rezultatet e deri më tanishme nga KQZ në rang kombëtar kryeson Partia Socialiste me 49.51 % e ndjekur nga Partia Demokratike 38.72 %.

Deri më tani janë numëruar 1695 kuti nga 5199, ku vihet re se Partia Socialiste kryeson me 234.530 vota dhe ndiqet nga Partia Demokratike me 183.427 vota dhe LSI me 33 674 vota.
Ndërkohë mundësi për të marrë mandate kanë edhe PSD, e cila ndodhet në vendin e katërt me 9290 vota.


Rezultatet e deritanishme për pesë partitë që kryesojnë:
Partia Socialiste me 234.530 -49.51%
Partia Demokratike me 183.427 – 38.72%
LSI me 33 674-7.11%
PSD me 8296-1.96%.

Baby Boo