“Fikni telefonat”, a është i vërtetë është mesazhi që po qarkullon në internet?


Pasditen e sotme në të gjithë botën dhe në Shqipëri ka qarkulluar një mesazh në Facebook dhe Instagram ku bëhet thirrje që telefoni të fiket në orën 12:30 deri 3:30.

Në paralajmërim thuhet “se planeti do të ketë një rrezatim shumë të lartë pasi rrezet kozmike do të kalojnë pranë Tokës”.

Në mesazh pohohet gjithashtu se “lajmi është njoftuar nga një televizion i Singaporit dhe se mund të konfirmohet në Google” gjë që ka përhapur panik tek shumë përdorues të internetit që kërkojnë një përgjigje nëse alarmi është i vërtetë, apo i rremë.

Por me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se lajmi është totalisht i rremë.
Për fat të mirë, paralajmërimi është mashtrim që ka qarkulluar në internet për vite me radhë, të paktën që prej vitit 2014.

Baby Boo