Ndërroi jetë Bekim Jashari, ish pjesëtar i UÇK-së nga Kumanova


Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot, Bekim Jashari nga Kumanova, ish pjesëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare (UÇK). Lajmin mortor e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të nderuar familjarë, miq e shokë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se para pak çastesh ndërroi jetë vëllau im Bekim Jashari. Vorrimi do të bëhet nesër 24.02.2023, me namazin e drekës”, ka njoftuar vëllai tij, Burim Jashari.

Baby Boo