Si të kuptoni nëse jeni me diabet – Ja simptomat e hershme të tij


Edhe nëse simptomat e diabetit tuaj nuk ju shqetësojnë, kjo nuk do të thotë se ata nuk po veprojnë në fshehtësi brenda në trupit tuaj. Diabeti i pakontrolluar mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, goditje, dëmtime nervore, verbëri, humbje gjymtyrësh, madje edhe vdekje.

Për fat të mirë, janë disa simptoma që ju ndihmojnë të njihni shenjat e para të diabetit. Ja cilat janë:

1.Jeni më të etur nga zakonisht.

Nëse ndjeheni tejet të etur edhe pasi pini një gotë uji, mund të jetë një shenjë se ju keni diabet.

2.Humbje peshe

Shpesh dëgjojmë për lidhjen mes mbipeshës dhe diabetit, por  humbja e menjëhershme e peshës mund të jetë një shenjë e diabetit.

3.Uria e tepërt.

Nëse ndjeheni të uritur disa sekonda pasi keni përfunduar ushqimin tuaj, vërjani fajin diabetit të pakontrolluar. Ndërsa sëmundja heq ujin nga trupi për të shpërndarë glukozën e tepërt në gjakun tuaj, ajo gjithashtu parandalon trupin  që të përdorë sasi të mjaftueshme të kësaj glukozës për energji.

4.Frymëmarrje e ëmbël

Edhe pse të gjithë e duam aromën e mirë, kur fryma juaj merr një aromë të ëmbël, kjo nuk është një shenjë e mirë. Fryma e ëmbël mund të jetë një shenjë se trupi juaj është në ketoacidozën diabetike, e cila ndodh kur trupi  nuk krijon sasi të mjaftueshme të insulinës.

5.Dhimbje ekstreme

Ndërsa diabeti përparon, shfaqet një lloj dëmtimi nervor i quajtur neuropati periferike. Neuropatia periferike shpesh ndodh në diabetikët e pa diagnostikuar dhe mund të shkaktojë dëme të përhershme nervore, humbje të ndjesisë dhe vdekjen e indeve.

6.Shtim i peshës.

Trupa të ndryshëm veprojnë në mënyra të ndryshme dhe po ashtu edhe diabetet. Sistemi endokrin i trupit tuaj është një makinë e komplikuar, dhe kur është jashtë kontrollit, mund të shkaktojë probleme në trupin tuaj. Për disa njerëz ,kjo mund të shkaktojë shtim të papritur të peshës dhe akumulimin e yndyrës trupore.

7.Nervozizëm

Megjithatë, shumë diabetikë e gjejnë veten duke u përballur me luhatje të ndryshme të humorit falë luhatjeve të sheqerit në gjak. Nëse e ndjeni veten që nuk keni qëndrueshmëri në sjelljen tuaj apo nervozoheni pa arsye, më mirë konsultohuni me një mjet.

8.Humbja shikimit

Ndërsa shumë njerëz përjetojnë ndryshimin në shikim teksa plaken, diabetikët e të gjitha moshave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe humbjes së shikimit. Jo vetëm që nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë shikim të paqartë, diabeti shpesh mund të shkaktojë retinopati diabetike, një gjendje në të cilën diabeti ka dëmtuar enët e gjakut në retinë, duke shkaktuar humbjen e shikimit.

9.Të përzierat

Gastropareza diabetike, një gjendje në të cilën stomaku nuk është plotësisht i zbrazur, mund të shkaktojë përzierje, sepse nuk kontrollon dot sheqerin e lartë të gjakut dhe ketoacidozën diabetike.

10.Mpirje

Nëse i ndjeni gjymtyrët e mpira në ekstrem, mund të jetë një shenjë që ju keni diabet. Kur nuk trajtohet, kjo mund të çojë në vdekjen e indeve dhe gangrenën.

11.Dhimbje barku

Dhimbja e rëndë e barkut nuk është gjë e mirë, por për ata me diabet ajo mund të sinjalizojë se diçka është seriozisht e gabuar. Diabeti shpesh shkakton një gjendje të quajtur gastropareza diabetike, në të cilën stomaku nuk zbrazet plotësisht. Kjo mund të shkaktojë dhimbje intensive të barkut. Për fat të mirë, nëse mjekoheni në kohë, kjo mund të zhduket.

12.Njolla të  errëta në lëkurë

Njollat e errëta në lëkurën tuaj janë shpesh rezultat i receptorëve të insulinës që shkaktohen në lëkurë, duke shkaktuar mutacione të indit tuaj normal që mund të shfaqen në formë të errët ose të parregullt.

13.Ndiheni të dobët

Kur keni diabet të pa trajtuar, trupi juaj nuk përpunon siç duhet sheqernat që normalisht duhet të përdorë për energji. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në ndjenja të dobësisë.

14.Lëkura e irrituar

Ndërsa uji del nga indet tuaja trupore, dehidraton lëkurën tuaj në mënyrë drastike.

15.Shëroheni më ngadalë

Të prerat në lëkurë nuk mbyllen aq shpejt sa më parë. Një dëmtim që të dhëmb edhe muaj më vonë. Të gjitha këto janë shenja që po përballeni me diabet të pa  diagnostifikuar.

e.t/SCAN

Baby Boo