Reagimi prekës i Robertit pas vdekjes së nënës: Kam shumë me shkru për ty…


Sot ka vdekur Teuta Berisha, nëna e këngëtarit të njohur Robert Berisha.
Lajmin e ka konfirmuar edhe këngëtari Berisha përmes një postimi në “Instagram”.
“Pusho e qetë mami jem..per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, ka shkruar ai.

Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë.
“Nëse do t’i dedikoja këngë dikujt do të ishte goca ose mami. E kam pasur sëmurë me kancer para 9 viteve. E kam përjetuar. Gjithë çunat janë të lidhur me mamin. Ka qënë sëmundje e rëndë dhe ajo e ka përballuar“, kishte thënë Roberti.
Kujtojmë se Roberti kishte ndarë një urim të veçantë për nënën e tij, në ditën e shënuar të 8 marsit.

Baby Boo