EVN jep sqarimin për shtyllat e rrezikshme në Dobërdoll!


EVN është përgjigjur për problemin e shtyllave të shtrembëruara, me tension të lartë në fshatin Dobërdoll!

LEXO: Gostivar, shtyllat elektrike rrezikojnë jetën e banorëve, EVN nuk merr masa

Për Pa Censurë kompania që menaxhon me energjinë elektrike në Maqedoni,kompania EVN është përgjigjur:

“Para disa ditëve në fshatin Dobërdoll, një kamion në lëvizje i ka tërhequr kabllot e shtyllës së energjisë elektrike dhe e ka dëmtuar të njejtën. Pas këtij incidenti, ekipet e EVN Elektrodistribuimi menjëherë dolën në terren dhe siguruan furnizim të sigurt dhe stabil të energjisë elektrike për banorët e fshatit.
Shtylla e dëmtuar do të sanohet për kohë të shkurtë pas përpilimit të proçesverbalit nga ana e MPB. EVN për këtë qëllim lajmëroi dhe do të sigurojë gjendje pa tension për konsumatorët industrial dhe amvisëritë e fshatit.”

Baby Boo