Arrestohen 9 prostituta në Zvicër, 5 prej tyre shqiptare


Policia e Lucernit ka arrestuar nëntë gra të moshave të ndryshme, pesë prej të cilave shqiptare, nën dyshimin se po ushtronin prostitucionin pa leje pune në Zvicër.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Lucernit të hënën, policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi, një kontroll në një kontaktbar në Lucern. Me atë rast, ajo kishte gjetur nëntë gratë moshave 29 deri 41 vjeçare që dyshohen se po ushtronin prostitucionin pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch.

Ato po ashtu po qëndronin ilegalisht në Zvicër. Pesë prej tyre ishin nga Shqipëria, tri nga Republika Dominikane dhe një nga Brazili.

Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit “në të zezë”.

Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmenduran, përcjell albinfo.ch. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër.

Prokuroria Publike e Lucernit ka konfiskuar disa mijëra franga para të gatshme nga gratë e arrestuara.

Baby Boo