Eurointegrimet – Mariçiq: “Pakoja Maqedoni-Shqipëri duhet të mbetet”


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbrëm në “Click Plus” në TV21 theksoi se beson se ka ndërgjegjësim të lartë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se çështja e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht hapja e negociatave me një shtet.

“Mendoj se ka një vetëdije të lartë në Bashkimin Evropian se çështja e hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut është një çështje shumë më e madhe sesa thjesht hapja e negociatave me një vend. Kemi një paketë Maqedoni Veriore – Shqipëri. Duhet të mbetet, por koha do ta tregojë. Ne kemi qenë në këtë paketë për dy vjet”, shtoi Mariçiç.

Baby Boo