Aksioni në Karaçevë: Dorëzon veten në Polici pronari i një kazinoje


Aksioni në Karaçevë ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik. Dhe, tashmë duket se edhe pronari i një kazinoje është dorëzuar në stacionin policor të Gjilanit.

B.G. kishte qenë në kërkim prej 18 shtatorit të këtij viti dhe tashmë është dorëzuar. Ai dyshohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Nga Sinjali thonë se burimet e tyre në prokurori kanë thënë se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka investuar për ndërtimin e një objekti prë kazino në fshatin e lartpërmendur, transmeton Periskopi.

Këto burime kanë vazhduar duke thënë se i dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë në qendrën e Ndalimit në Gjilan.
Deri tash nga aksioni i Karaçevës janë arrestuar rreth 50 persona.

Baby Boo