Erjon Braçe: Si na shpëtoi Hajdaraga nga kurthi për të na vrarë. Ka qenë një kohë kur PS nuk ishte kjo


Një nga kolegët më të vjetër me Luan Hajdaragën ka qenë edhe deputeti socialist Erjon Braçe. Teksa e cilëson si shok dhe vëlla të madh, Braçe ka rrëfyer momentet e vështira të njohjes me ish-deputetin socialist Hajdaraga dhe se si ky i fundit i shpëtoi ata nga një kurth i ngritur në vitin ’94 nga policia e asaj kohe dhe përndjekjen prej njerëzve të SHISH.

Duke shprehur nostalgjinë, Braçe shkruan se ka qenë një kohë kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja dhe ku burra udhëheqës i dilnin për zot gjithkujt, pavarësisht moshës, njohjes, peshës.



 

Postimi i plotë:

NUK DUA TE TE PERCJELL NESER LUAN!
ISHTE BUKUR ME TY SI SHOK, SI MIK,
SI VELLA I MADH!

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire,
beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor,
sup me sup me shokun, mikun, vellain;
Burra usheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,
peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe,
tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes,
ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes
ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin,
zbriti nga timoni shoferin e tij dhe,
nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!
Nuk mbaroi aty;
Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines,
pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim,
kishim policine sekrete te kohes,
ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,
deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;
Ajo djathtas e poshte,
ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,
Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,
ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,
u ça majtas e djathtas,
here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,
por per te mbetur gjalle!
Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

Na shpetoi Luan Hajdaraga!
Prej asaj dite nuk u ndame me,
Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;
Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;
Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996,
janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

Bashke ne ditelindjet e mia,
atje tek shtepia e vogel ne Kombinat,
ne gazete duke perdorur une pervojen e folur e te shkruar te njeriut qe kish pare perendimin me pare se cilido,
ne gezime te njeri tjetrit deri tek dasma ime ku miqesine e udhehiqte Ai, Luan Hajdaraga,
si dibrani tek dibranet por ne anen tjeter te krushqve!

Keshtu kemi jetuar ne!
Ishte kohe tjeter, e veshtire por e bukur;
Te kishe nje shok, nje mik, nje vella te madh,
ishte aq bukur!

Nuk dua te te percjell neser Luan,
ishte bukur me Ty si shok, si mik, si vella!
Ne te dy jemi mesuar ndryshe;
Burra si ty percillen per ne beteje,
jo per tu humbur!

<
>
37984094_953108664893995_7282888868875993088_n
Baby Boo