Hungaria pranon kërkesën për azil, Maqedonia kërkon ekstradimin e Gruevskit


Maqedonia sot do të dorëzoj kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se kërkesa për ekstradimin e ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski është kompletuar dhe do të dorëzohet deri tek autoritetet hungareze. Ministrja Deskoska tha se nga mediumet është informuar se tashmë kërkesa për azil e Nikolla Gruevskit është pranuar. Por sipas saj edhe nëse ky informacion është i vërtetë, Ministria e Drejtësisë pavarësisht vendimit do të dorëzon kërkesën për ekstradim. Maqedonia në Hungari do të dorëzon dokumentet e akt gjykimit, 4 akuza, hetimet dhe një procedurë parahetimore për Nikolla Gruevskin, percjell Fakte.

”Procedurat për azil zgjasin shumë, vetëm nëse nuk kanë zbatuar ndonjë procedurë jashtëzakonisht të shpejtë”- tha Deskoska

Ministrja e Drejtësisë tha se Maqedonia nuk ka dilema në lidhje me bazat ligjore për kërkesën e ekstradimit.

Baby Boo