Emmerson kërkon lirimin e Veselit: I kam treguar prokurorit se pse duhet t’i besojë atij


Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit ka thënë se kishte negociatar me Zyrë e Prokurorit të Specializuar për dorëzimin vullnetar të klientit të tij në Gjykatën Speciale. Emmerson tha se i ka treguar në detaje prokurorit Jack Smith arsyet se pse duhet t’i besohet Veselit për pikën e dorëzimit vullnetar.

“Unë i shkruajta z. Smith duke i treguar në hollësi se pse z.Veselit duhet t’i besohet për pikën e dorëzimit vullnetar. Dhe kam kënaqësinë të them se ky proces çoi në një bashkëpunim dhe u krye shumë paraprakisht vetë aktit të arrestimit”, tha Emmerson.

Avokati kërkon që ta mundësojë lirimin me kusht të Kadri Veselit, duke garantuar se ai do të paraqitej për procesin e shqyrtimit të akuzave ndaj tij sa herë që të ketë nevojë.

Synimin e njëjtë për klientin e tij e ka edhe David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Baby Boo