Momenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës


Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për popullsinë shqiptare. Për vite me radhë, deri në qershor të 1999-ës, shqiptarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit.
Pas përfundimit të l*ftës dhe vendosjes së trupave ndërkombëtare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit të pavarur. Pas 2 vitesh të negociatave të gjata e të mundimshëme në Vjenë të Austrisë, Martti Ahtisaari e kishte ndarë mendjen për atë që do të propozonte si statut final të Kosovës.

Ora 15:49. Dita e diel. Data 17 shkurt 2008. Ky ishte momenti kur Kosova e zbatoi propozimin e Ahtisaarit që ishte shpallja e pavarësisë. 109 deputetë votuan në këtë Kuvend për deklaratën që e bënte vendin shtet të pavarur e sovran. Deputetet e kuvendit te Kosovës në një seancë solemne miratuan deklaratën e pavarësisë përmes se cilës shpallen Kosovën shtet te pavarur dhe Sovran.

Si dhe aprovuan flamurin e ri tre ngjyrës te republikës se Kosovës, duke i dhënë fund kështu pritjes së gjatë të popullit shqiptar për te realizuar ëndrrën e tyre. Deklarata u votua nga 109 ligjvënës pa asnjë votë kundër ndërsa me pas u nënshkrua nga të gjithë deputetet e pranishëm ne kuvend.
Përveç atyre serb siç edhe u prit nuk morën pjese ne seancën e jashtëzakonshme dhe solemne te shpalljes se pavarësisë se vendit.
Deklarata u lexua nga kryeministri i atëhershëm i vendit Hashim Thaçi dhe me pas u votua nga deputetet dhe u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i vendit Fatmir Sejdiu kryeministri Hashim Thaçi, kryetari kuvendit Jakup Krasniqi si dhe të gjIthë deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Baby Boo