Eksperti i Shëndetit Publik: Ministria s’po tregon shifrat reale, kemi 500 deri 1000 të inf*ektuar në ditë me covid19


Mjeku Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik foli se si po menaxhohet situata e Covid-19 në Shqipëri. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë nuk po e menaxhon si duhet pand*eminë në vend, ndërkohë që beson se numri i të infe*ktuarve është 9 herë më i lartë. “Flasim për një situatë të dalë jashtë kontrollit. Unë mendoj që duhet të kalojmë sa më shpejt në përpjekje për ta trajtuar situatën e Covid në Shqipëri në 3 nivele: Mjeket e familjes; Spitalet bashkiake dhe rajonale dhe kujdesi terciar spitalet Covid 1 dhe 2.

Unë mendoj që futja e mjekut të familjes është i drejtë, edhe pse duhet të ishte bërë që në muajt prill-maj. Unë e kam përshëndetur vendimin që të mos futej mjeku i familjes që në muajin mars, sepse nuk kishte masa mbrojtëse dhe do të ishte një gabim i pafalshëm. Unë kam rekomanduar edhe për përdorimin e një telemjekësie në mënyrë që mjeku i familjes të kujdeset në mënyrë virtuale për pac*ientët pa qenë nevojë të ketë kontakt me ta. Nuk e di nëse janë realizuar këto masa. Di që janë bërë disa masa. Por sërish jemi mbrapa në disa të tjera. Mjeku i familjes duhet të luajë një rol të rëndësishëm në disa kategori të popullatës, sic janë edhe të moshuarit. Nuk ka ende një vizion të qartë se si kjo do të mundësohet. Faktet është që planet janë, por nuk janë zbatuar në praktikë. Pra ka munguar përkthimi në terren”, tha ai për syri tv. Sipas Dashos ministria nuk po arrin të menaxhojë situatën në gusht që ka më pak vir*use respiratore, mendoni se çfarë do të ndodhë në vjeshtë.

Baby Boo