Qëllohet pranë Kievit ekipi i gazetarëve të CNN turk


Makina e gazetarëve të CNN në Turqi është vënë nën shënjestër pranë Kievit. Në automjet ishin të paktën dy gazetarë.

CNN turk shkruan se ata ishin nisur nga qyteti i Lvivit, kur në hyrje të Kievit janë qëlluar me breshëri plumbash. Për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar.

Në një lidhje direkte me CNN Turk, gazetarët thanë se kanë vendosur të kthehen sërish në Lviv, në një zonë më të sigurtë.

“Na qëlluan nga gomat. Falë Zotit jemi mirë sepse situata këtu është shumë e vështirë. Tani po kthehemi. Ne morëm konfirmim nga ushtria ukrainase që mund të hyjmë në Kiev. Kur u afruam para nesh ishte edhe një makinë tjetër. Aty u hap zjarr. Për fat të mirë nuk u lënduam, edhe makina është funksionale”, u shpreh një prej gazetarëve.

Baby Boo