Vjosa Osmani shprehet mirënjohëse ndaj senatorit amerikan Bob Dole: “U prefsh në paqe, mik i dashur”


Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se është përherë mirënjohëse senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.

“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prehsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Baby Boo