Edhe mbesa e Hashim Thaçit “kapet” me Vjosa Osmanin


Mbesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mos përmendja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e atyre që e dhanë gjithçka për liri.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta permendesh Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, mund edhe ta mohosh ate, por kjo vec sa e rrit legjenden dhe lavdine e gjithe atyre djemve e vajzave qe dhane gjithcka per kete liri qe te gjithe e gezojme. Vjosa Osmani, sa e vogel je!

Baby Boo