Dy persona e dërgojnë pa shenja jete një 20-vjeçare në spitalin e Ferizait, pastaj ikin


Në eme*rgjencën e qytetit të Ferizait sot gjatë ditës së sotme është dërguar një femër e moshës rreth 20-vjeçare pa shenja jete. Vik*timën në spital e kanë dërguar dy persona të panjohur, të cilët dhe janë larguar më pas.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:08. Kurse vde*kjen e saj e kanë konfirmuar mjekët në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizait, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i vik*timës.
“Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vd*ekjes, është e moshës rreth 20-vjeçare. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e he*ton këtë rast”, ka thënë ai.

Baby Boo