PSP kaloi në Qeveri, në Kuvend nevojitet shumicë prej dy të tretave


Ligji me të cilin rregullohet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike kaloi në mbledhjen qeveritare. Tani për të duhet të vendosin deputetët në mbledhje të Kuvendit, ndërsa fati i kësaj prokurorie varet nga shumica prej dy të tretave në shtëpinë ligjvënëse.

Statusi i ardhshëm i PSP-së është përmbajtur në Propozim-ligjin për Prokurorinë publike, i cili dje u miratua në mbledhje të Qeverisë. Me të, mes tjerash, rregullohet statusi, autonomia dhe kompetencat e PSP-së.

Risi kyçe në propozim-ligj është që PSP do të ketë kompetenca të vazhdojë t’i udhëheqë edhe lëndët që i hapi pas qershorit të vitit 2017, të cilat ishin kontestuar me mendimin parimor nga Gjykata supreme. Në këto hetime PSP nuk do të mund t’i shfrytëzojë bombat si dëshmi.

“Lëndët e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme për të cilat janë parashtruar aktakuza deri më 30 qershor të vitit 2017, si dhe lëndët të cilat gjenden në fazë të gjykimit ndaj të cilave është vendosur kompetencë në pajtim me nenin 11 nga Ligji për prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimit, vazhdon t’i përfaqësojë Prokuroria Speciale Publike”, ceket në ligjin e propozuar.

Aktakuzat e ngritura pas 30 qershorit të vitit 2017 dhe procedurat hetimore që i zbaton Prokuroria publike për ndjekje të veprave kriminale lidhur me dhe të licat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji vazhdon t’i zbatojë PSP, shtohet në propozim.

Procedurat paraprake që i zbaton Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’i vazhdojë prokuroria publike në kompetencë të së cilës bien në pajtim me nenet 32 dhe 34 nga ky ligj.

Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve PSP mund t’i përpunojë më së voni deri më 15.09.2020. Si dëshmi mund të përdoren vetëm në lëndët për të cilat janë parashtruar akuzat deri më 30 qershor të vitit 2017.

Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve të cilat nuk janë dhënë si dëshmi në gjykatat do të ruhen në PSP një vit pas përfundimit të vlefshmërisë së të gjitha procedurave që zhvillohen për vepra penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, ndërsa do të shkatërrohen në pajtim me dispozitat për shkatërrimin e materialeve nga masat e veçanta hetuese, në harmonizim me ligjin. Procesverbalet për shkatërrim e domosdoshëm i dorëzohen prokurorit publik.

Në pajtim me propozim ligjin, PSP në të ardhmen do të jetë pjesë e prokurorisë së ardhshme, por në mënyrë autonome dhe të obligueshme të ndjekë profile të larta të korrupsionit dhe krimit. Kjo prokurori do të jetë kompetente për ndjekje të funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar.

Në propozim konfirmohen kompetencat e PSP-së, ajo do të ketë spektër të gjerë të veprimit, mes tjerash për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për larje parash, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, shpërdorim të detyrës, mashtrim në detyrë, marrje të mitos, marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm, përfitim të paligjshëm dhe fshehje të pronës, mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe pjesëmarrjeve, keqpërdorim të procedurës për konkurs publik, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet publiko-privat…

Mandati i prokurores së tanishme publike Katica Janeva do të zgjasë edhe një vit, ndërsa atë që do ta pasojë, në pajtim me vendimin ligjor, do ta zgjedhë Këshilli i prokurorëve publikë në mandat prej katër viteve.

Krahas çështjeve lidhur me statusin e PSP-së, në propozim-ligjin me të cilin rregullohet materja për Prokurorinë publike, risi e rëndësishme është përcaktimi me të cilin përshkruhen kushtet për zgjedhje të prokurorëve publikë. Këto ndryshime janë kahëzuar drejt rritjes së stazhit të nevojshëm për zgjedhje të prokurorëve publikë në prokuroritë më të larta publike.

Me sjelljen e këtij ligji, përmbushen edhe rekomandimet e GREKO në pjesën e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë. Në këtë kontekst përshkruhen baza të qarta, të sakta dhe të parapara për përgjegjësi disiplinore të cilat janë proporcionale me masat e parapara disiplinore. Kështu, masat më të rëndë disiplinore përshkruhen vetëm për shkelje më serioze disiplinore.

Për miratimin e ligjit nevojitet mbështetje prej 80 deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev pret që ligji do të miratohet me konsensus.

Ai deklaroi se ligji hynë në debat parlamentar, me atë që së pari do të bisedohet me partinë më të madhe opozitare, e më pas me grupin më të vogël të deputetëve nga VMRO-DPMNE, e më pas edhe me partitë më të vogla opozitare shqiptare.

“Pres që për këtë ligj nevojitet dhe duhet të arrihet konsensus. Gjithsesi ka çfarëdo lloj të pritjeve, por rendi është të gjithë së bashku t’i japim mbështetje”, theksoi kryeministri. VMRO-DPMNE opozitare tani për tani nuk është deklaruar për ligjin. Do të presë ta shohë për,bajtjen e tij në mënyrë që të sjellë qëndrim konkret. Zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski deklaroi se ekspertët e tyre juridik duhet ta shqyrtojnë ligjin, e më pas do të dalin me qëndrim partiak.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikola Micevski, konsideron se kjo çështje kërkon konsultime ndërpartiake, duke përfshirë një takim liderësh.

Propozim-ligji kaloi në mbledhje të Qeverisë, pasi që vendin një ditë më parë e vizitoi Filip RIker, ndihmës sekretari shtetëror i ardhshëm amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, ndërkaq këshilltar i tnaishëm i komandantit të Komandës ushtarake evropiane të Forcave të armatosura të SHBA-së.

Riker lidhur me procesin eurointegrues theksoi se miratimi i pakos së ligjeve reformuese nuk janë vetëm kontribut drejt procesit të BE-së, por janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e vendit në të ardhmen dhe se në atë proces, opozita mund të kyçet në mënyrë adekuate dhe të punojë për të mirën e përgjithshme.

Baby Boo