“E Majta” parashtroi 102 ankesa para Gjykatës Administrative


Partia politike “E Majta” sot paraqiti 102 ankesa në Gjykatën Administrative për mbrojtjen e së drejtës së votës të paraqitësve të listës. Administrativja informon se për mbajtjen e seancave publike pas padive do të njoftohet në mënyrë shtesë. Gjykata Administrative për sot ka të caktuar disa seanca dëgjimore publike pas 75 ankesave të paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një padi e ngritur nga Integra. Paditë, siç paralajmëroi më parë nga kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, janë të ndara në disa këshilla gjyqësor të formuara me short.

Afati i paraqitjes së ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për hedhje poshtë ose refuzim të ankesave të paraqitura nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve të mundshme nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e së drejtës së votës, në KSHZ, në përputhje me ligjin, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KSHZ më pas do të lëshojë certifikata për deputetët e zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është 4 gusht.

Baby Boo