Largohen familjarët e pacientëve të hospitalizuar, të afërmit të brengosur se kush do të kujdeset për të inf*ektuarit


Pasi u morr vesh se në Qendrën Kovid në Tetovë kishte familjarë që kujdeseshin për të afërmit e hospitalizuar, mbrëmë Spitali ndërmori masa duke i larguar të gjithë familjarët e të inf*ektuarve. Këtë na e konfirmoi edhe ky qytetar, për nënën e të cilit po kujdesej bashkëshortja e tij.

“Për momentin jam duke e pritur shoqen të dalë nga spitali se më thirri dhe tha se ka ardhur një nga drejtoria, a ku ta doje unë, të shkoni në shtëpi. D.m.th deri sot e ka ruajtur shoqja, sot duhet të vijë në shtëpi në këto orët e vona të natës, unë OK, do e marr, por a do të ketë infermiere që do t’i qëndrojë nënës sime 24 orë për të ia ndërruar ujin e oksigjenit, secilën 3, 5 apo 20 minuta. Unë thjesht frikësohem për jetën e nënës sime, si çdo fëmijë”, tha ky qytetar.

Me aq sa ka njohuri dhe që e shqetëson më shumë është mungesa e stafit mjekësor që gjatë gjithë kohës do të mbikëqyrte pacientët.
“A e kanë shtuar numrin e personelit apo nuk e kanë shtuar?
-Jo në bazë të shoqes, po sipas meje ju tregoj se numri personelit mungon, ky është fakt i pa mohueshëm, por ka zgjidhje edhe kjo, pse nuk simulohen praktikantët, pse nuk u jepen diku 150 a 200 euro, apo sa e kanë, për ta stimuluar shkollimin, se ka të rinj, ka praktikantë që mund ta kryejnë punën”.

Mediat u përpoqën të marrin qëndrim nga koordinatori dhe të punësuarit e tjerë në Qendrën Kovid në Tetovë, por nuk iu përgjigjën telefonatave, për të treguar rreth “aksionit” për largimin e familjarëve të të inf*ektuarve prej spitali si dhe për kapacitetet e personelit që do të kujdesen për të hospitalizuarit. Në vazhdimësi autoritetet shëndetësore kanë mohuar se në Spital familjarët u qëndronin mbi kokë të prekurve me virusin korona. Madje kur pyeteshin për këtë nga Qendra Kovid e Tetovës thonin se nuk kanë informacion. Ky fenomen u kuptua nga djegie e qendrës modulare, ku në mesin e 14 vi*ktimave, 2 nuk ishin të hospitalizuar, por familjarë që kujdeseshin për të afërmit.

Baby Boo