Dyshimet mbi helmimin e Abramoviq dhe dy negociatorëve ukrainas


Miliarderi rus, Roman Abramoviq para disa ditëve pranoi që të bëhej negociator në mes Rusisë dhe Ukrainës, për të siguruar paqen në mes dy vendeve.

Wall Street Journsla, raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes në mes Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 marsit 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin e armëve kimike.

Një prej tyre ishte edhe sipërmarrësi i njohu rus, Abramoviq.

Wall Street Journal duke cituar faqen e investigimeve “Bellingcat” tha se pas takimeve në Kiev, Abramoviq si dhe dy anëtarët e lartë të ekipit ukrainas patën simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot , si dhe irritim të lëkurës.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë.

Baby Boo