“Dy veta jemi në një dhomë, për higjienën kujdesemi vet”, Valdrin Islami tregon si jetohet në karantinë shtetërore

Valdrin Islami këndon rep. Kishte shkuar në Zvicër për të incizuar këngë, por në Maqedoninë e Veriut u kthye 8 ditë më parë. Si të gjithë të kthyerit e tjerë, edhe atë e dërguan në karantinë shtetëror në një hotel në Strumicë.

Baby Boo

Ia matën temperaturën. Pasi u sigurua se gjithçka është në rregull, e futën në këtë dhomë me një shok tjetër. Por si janë kushtet dhe si jеtohet në karantinë, tregon vetë Valdrini.

“Ka njerëz që normalisht ankohen, kushtet janë të mira, higjiena është në nivel. Prej atë ditë që kemi ardhur, e kemi gjetur hotelin në kushte të mira. Na e kanë dhënë një kusht që vetë të kujdesemi për higjienën. E kam një cimer në dhomë, nuk jemi shumë, nga dy persona. Se ka pasur pyetje të ndryshme sa veta qëndroni, ku qëndroni, si qëndroni”, sqaron Valdrin Islami.

Nga kjo dhomë Valdrini dhe shoku i tij nuk mund të dalin. Nëse kanë ndonjë nevojë, trokasin në derë dhe u përgjigjet shërbimi.

“Nuk jemi larguar, nuk kemi dalë nga dhoma. E kemi derën e kyçur, na e sjellin ushqimin dhe për rast nevoje mund të trokasësh në derë. Nuk kemi dalë nga dhoma, normalisht për shëndetin tonë dhe për shëndetin e të gjithëve”, tregon më tej Islami.

Për higjienën kujdesen vetë, ndërkaq ushqimin ia përgatisin nga hoteli. Ka pak ankesa, por thotë se kanë edhe mundësi të tjera.

“Ushqimi sado pak është i mirë. Ka raste që nuk na pëlqen, por na është dhënë mundësia që ta sjellim prej shtëpisë. Ne me shokun tonë i kemi sjell 300 kilometra prej Tetove i kemi sjellë pakot tona dhe tash sadopak kombinohemi. Kur s’na pëlqen, hamë diçka prej ushqimit tonë”, tregon Islami.

E pranon se është e vështirë të qëndrohet tërë kohën në këtë dhomë, por Valdrini thotë se kjo është për të mirën e të gjithëve dhe duhet të përballohet.

Valdrini në këtë dhomë do të qëndrojë edhe gjashtë ditë të tjera, pasi sipas masës së Qeverisë, në karantinë shtetërore për 14 ditë qëndrojnë të gjithë personat që kthehen në Maqedoni të veriut nga vendet e prekura me Kovid-19. Në karantinë ka edhe në vende të tjera, nga kushtet janë të kënaqur edhe nga hotelet në Kodrën e Diellit. Përndryshe, dje nga karantina shtetërore doli grupi i parë të i kthyerve nga jashtë.