S.Kampulla dje u lirua nga paraburgimi, pas 9 muaj vuajtje!

Kampulla para 9 muajve u arrestua nën akuzën për krim të organizuar në tregëti me mjete narkotike-drogë. Të arrestuarin gjatë procesit të marrjes në pyetje, e kanë malltretuar dhe i kanë marrë shenja të gishtërinjve, bris nga pështyma dhe qime të flokëve, të cilat më pas kanë tentuar t’i manipulojnë për t’ia mveshur këtë vepër Kampullës.

Baby Boo

Pas 9 muajve në paraburgim, avokatja Artene Iseni dje në Gjykatën Themelore në Shkup, arriti që të dëshmojë pafajsinë e tij, ku në moment edhe ju ndërpre masa e paraburgimit, transmeton Pa Censurë.

Familjarët e Kampullës, shtetësit nga Shqipëria i cili punonte si puntorë krahu në Maqedoni, erdhën për të ndjekur gjykimin. Pas shpalljes së vendimit për pafajsinë e Kampullës, ndjenë hidhërim të madh për përjetimet, të cilat kanë kaluar gjatë periudhës së paraburgimit.

S.Kampulla nga Shqipëria vuajti 9 muaj paraburgimi në Shkup nën akuzën për krim të organizuar, për tregëti me mjete narkotike-drogë nga neni 215 al.3 të Kodit Penal të Maqedonisë./PaCensure