Tre të sapoinfektuar, 34 të shëruar nga Kovid-19 në Kumanovë


Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi tre të saposëmurë nga Kovid-19 të gjithë nga Kumanova bënë të ditur sot kompetentët nga ky institucion publik shëndetësor. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 34 pacientë.

“Të saposëmurët vijnë nga grupe tashmë të njohura” deklaroi drejtori i Qendrës mjeku Arif Latifi.
Sot janë bërë 27 testime prej të cilave – 22 përmes “Termini Im” dhe pesë testime të bëra sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës-Likovës, të diagnostikuar me kovid janë 1.605 ndërsa për momentin aktivë janë 190 raste.

Baby Boo