Dy të plagosur, njëri dyshohet të jetë atentatori


<img class="i-amphtml-intrinsic-sizer" style="max-width: 100%; display: block !important;" role="presentation" src="data:;base64,” alt=”” aria-hidden=”true” />Viktima e atentatit në orët e mbrëmjes së kësaj të shtune është një 37 vjeçar i identifikuar me emrin Bujar Lika.

Viktima rezulton të jetë biznesmen i njohur në fushën e mobilierisë e transportit. I riu u ekzekutua me armë në sheshin përballë një hoteli në afërsi të Mamurrasit.

Nga të dhënat paraprake, mendoset se atentatori është futur në sheshin e hotelit dhe ka qëlluar për vdekje biznesmenin.

Por nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Kreshnik Tusha, 21 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeçar.

Pikërisht 21 vjeçari dyshohet se mund të jetë autori i vrasjees së biznesmenit, pasi ai është gjetur disa metra më tutje larg vendngjarjes, i plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore. Grupi hetimor do të nisë fillimisht me këqyrjen e kamerave të sigurisë në mënyrë që të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë.

Baby Boo