Luljeta Mulaku: Studentëve…


Atë ditë që u nisa drejt amfiteatrit për të bërë mësimin e parë me ju, bashkë me hapat që hidhja përkujtoja një nga një pedagogët e mij, dhe doja në detaje të kujtoja: Çfar më kishin mësuar ata, që tua përcjellë ju? A i mbaja mend të gjitha leksionet një nga një? Sigurisht që JO.

Shkallëve tek po ngjitesha, pëveç mësimit kisha edhe diçka tjetër që doja te ju transmetoja dhe dreqi e martë, ishte aq e thjeshtë por spo e zbërtheja dot, POR, POR, se kuptoja pse ishte kaq e rrëndësishme. Me tu përballur me shikimin tuaj të trembur, doja të lija anash temën e ditës dhe me zë të fuqishëm t’u thoja: A e dini sa të fuqishëm jeni ju? A e dini sa të rëndësishëm jeni ju? Sa shumë forcë keni ju? Sa e shenjtë është koha për ju? Sa shumë mundeni ju? Sa shumë pret e ardhmja nga ju? Ju nuk e dini student të dashur. Jo, Jo, nuk e dini, as unë nuk e dija, e kuptova kur po ngjisja shkallët deri tek përballja me ju për herë të parë, me shikimin tuaj të trembur që si me magji doja ta ktheja në guxim për buzëqeshje. Aty zbërtheva atë gjënë e rrëndësishme që deri para pak minutash spo e zbërthjea dot. Ishin ato pra, fjalët e pedagogëve që na kishin thënë pa na i thënë kurrë: Nuk ju bëjmë ne të ditur, ne ju shpiejmë drejt dijes.

Nuk ju japim ne forcën, forca buron nga guximi juaj. Nuk numërojmë prezencën tuaj, ju i jepni peshë asaj.Nuk masim ne kohën tuaj, ju i jepni vlerë asaj. Ne ju themi mundeni, por sa mundeni e përcaktoni ju. Ne ju themi ecni , kur do të ndaloni e vendosni ju. Krejt çka doja tu thoja ishte ajo që na kishin thënë pa na e thënë : INSPIRIMI dhe MOTIVIMI, që doja ta përcjellë tek ju, të tjerat ju mundeni edhe vet!!! Ju siguroj që mundeni vet!!! Këtë që ua themi pa ju thënë, do ta kuptoni kur të ngjisni shkallët e jetës suaj! Këtë paska për detyrë një mësimdhënës, e mësova edhe unë atë ditë kur ju takova ju!
ÇDO GJË TJETËR MUNDENI EDHE VET!!!

Baby Boo