Drita Islami: Erdha në Qipro me dy qëllime, dhe i arrita të dyja!


Rekorderja në vrapimin me pengesa në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami e cila dje doli e para në Kampionatin Evropian Ekipor. Ajo ka shprehur emocionet e saja pas triumfit në Qipro.
Ka treguar vështirësitë me të cilat ka hasur gjatë garimit, por thotë, se garën e kishte pritur për një kohë të gjatë.

“Realisht ka qenë e vështirë, pasi kam punuar shumë fort për këtë rezultat. Kam bërë dy gara në Maqedoni. Edhe ai ishte rekord shtetëror, por kam vrapuar vetëm. Isha përgatitur për rekord më të madh mirëpo më duhej konkurencë dhe mezi e kam pritur këtë garë”, tha Drita.
Thotë, se duke pasur 8 garuese në grup, ia kanë dhënë adrenalinën që e ka pritur për një kohë të gjatë, ndërkohë që zbulon se në Qipro ka shkuar me dy synime, të cilat i ka arritur.

“Ia dola. Kalova shumë mirë, edhe pse ka pasur shumë erë në stadium dhe ta prish ritmin ajo, mirëpo mendoj se nuk më ka penguar, sepse e kam pasur synimin e qartë. Kam arritur këtu që të fitoj dhe të shënoj rekord shtetëror. Kështu, i kam arritur të dyja”, tha Islami më tej.
Drita arriti të vrapojë 400 metra për vetëm 57:43, me çka përveç se doli e para në Kampionat, arriti të sigurojë 1095 pikë në Federatën Atletike Botërore.

Baby Boo