Mbështeti Palestinën, “Dior” zëvendëson Bella Hadid me një modele izraelite


Bella Hadid është një nga modelet më të famshme dhe më të paguara në planet. Por ajo është gjithashtu një shtetase me origjinë palestineze, e cila ka mbajtur qëndrim për luftën në Lindjen e Mesme. Pikërisht mbase këto mendime të modeles kanë mërzitur shtëpinë e modës “Dior” që vendosi ta zëvendësonte me May Tager modele izraelite për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve.

Edhe pse Bella Hadid ka një lidhje të gjatë me “Dior”, kjo nuk e pengoi shtëpinë të përdorte modelen izraelite May Tager. Ndërkohë as Bella Hadid dhe as “Dior” nuk i kanë komentuar thashethemet.

Megjithatë, Bella Hadid ka folur hapur për luftën e Izraelit me Palestinën dhe atë që po ndodh në Rripin e Gazës, e cila mund të ketë qenë shqetësuese.

May Tager ka bërë fotosesione me aktoren-modelen Anya Taylor-Joy dhe gra të tjera për aromat dhe produktet e kujdesit personal “Dior”, por është e paqartë nëse bashkëpunimi i tyre do të jetë afatgjatë.

24-vjeçarja May Tager tashmë ka një cv mjaft të pasur me bashkëpunime me shtëpi si ‘Giorgio Armani’, ‘Louis Vuitton’, ‘Victoria’s Secret’ e shumë të tjera.

Megjithatë, ndryshimi i Bella Hadid me May Tager nuk kaloi pa u vënë re nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Baby Boo