Drejtori i termocentralit në Manastir kallëzime penale ndaj 15 punëtorëve për diploma false


Drejtori i termocentralit “KME Manastir” ka ngritur kallëzim penal kundër 15 punëtorëve për posedimin e diplomave të falsifikuara të shkollës së mesme.
Sipas portalit libertas, drejtori Pece Matevski i ka dërguar për verifikim në shkollat e mesme në vend rreth 100 diploma të dyshimta të arsimit të mesëm, 15 prej tyre janë kthyer si të falsifikuara. Pas kësaj ai ka ngritur kallëzime penale kundër 15 punëtorëve që janë posedues të këtyre diplomave.

Ajo që shihet në listën e emrave të publikuar nga ky portal për punonjësit e Kombinatit të Minierave Energjetike (KME) Manastir me diploma falso, shumica shihet që janë shqiptarë dhe komunitete tjera. LISTA E EMRAVE

Baby Boo