Kryetari i Lidhjes së Odave: “Jemi kap pas pagës minimale, si i mbyturi pas fijes së kashtës” (VIDEO)


Kur nuk mjafton për të investuar në infrastrukturë, kur ekonomia nuk jep rezultat cilësor ekonomik, kam përshtypjen se ne kapemi si i mbyturi pas fijes së kashtës, dhe kjo është paga minimale. Kështu deklaroi kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veirut, Trajan Angelovski i pyetur për paralajmërimin e kryeministrit Zoran Zaev për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë. Sipas tij, rritja ekonomike duhet të bëhet në tri parime bazë: në reforma, investime në infrastrukturë dhe më pas në digjitalizime. Ai sqaron se nëse ndiqen këto tri parime, ritmet e rritjes ekonomike do të jenë për 5 për qind, dhe do të ketë rritje të pagës minimale.

Trajan Angelovski, kryetarë I Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut
“Kur nuk mjafton për të investuar në infrastrukturë, kur ekonomia nuk jep një rezultat cilësor ekonomik, kam përshtypjen se në kapemi si I mbyturi pas fijes së kashtës, dhe ajo është paga minimale. Në këtë situatë ekonomike, ku tashmë e kemi theksuar se niveli ynë i zhvillimit ekonomik është më i ulët se ai i parapandemisë, hyrja në rritjen e pagës minimale është në përpjesëtim të zhdrejtë dhe është realisht jashtë logjikës së përgjithshme ekonomike. Mendoj se do të jetë një barrë shtesë për ekonominë që do të sjellë probleme të mëdha dhe sigurisht do të ulë punësimin”.
Ai tha se pagat janë faktori I pestë që ndikon në emigracionin e punëtorëve.

Trajan Angelovski, kryetarë I Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut
“Paga nuk është faktori i vetëm i largimit të njerëzve në Gjermani. Kur shikon arsyet pse njerëzit po largohen, pagat janë në vendin e pestë si një faktor që ndikon në emigracionin. Është në radhë të parë mjedisi njerëzor, kujdesi shëndetësor, arsimi dhe një sërë gjërash të tjera themelore që i nevojiten çdo individi për një jetë normale”.

Angelovski, I cili tashmë zëvendëson Danella Arsovskën e cila u zgjodh kryetare e Shkupit, tha se pret bashkëpunim të shkëlqyer në administratë dhe në sektroin e biznesit, pasu siç tha ai, përvoja e tyre në bashkëpunim me administratën e Qytetit të Shkupit ka qenë e pafavorshme.

Baby Boo