Xhensila kujton periudhën e vështirë: “E mbajta brenda vetes për 2 muaj rresht”


Në këtë muaj, më shumë se kurrë, të gjithë mundohen të ndërgjegjësojnë vajzat dhe gratë për lu*ftën me kancerin e gjirit, në një mënyrë apo në një tjetër. Xhensila Myrtezaj e ka bërë këtë duke ndarë një histori personale, kur disa kohë pas lindjes u përball me frikën se mund të ishte e prekur nga kjo sëmundje.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë lu*ftë, askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi edhe procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që s’shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë brenda vetes për 2 muaj rresht. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte që ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por ndërkohë më vr*iste edhe shumë ndërgjegjia që po bëja shumë gabim. Sido që të ishte, prapë unë duhej ta merrja vesh në radhë të parë nëse kishte diçka, që të lu*ftoja.

E ndaj këtë gjë me Besin, me bashkëshortin tim dhe ai menjëherë më dërgoi te mjeku. Falë Zotit çdo gjë ishte në rregull, ishin thjesht disa kiste që u dalin nënave pas gjidhënies. Përse e thashë këtë? E thashë se pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur me këtë situatë, duhet të gjejmë forcë dhe të kontrollohemi, jo vetëm në këtë muaj ndërgjegjësimi, por gjatë gjithë vitit”, -tregoi këngëtarja.

Xhensila theksoi se pas atij momenti, ajo bën gjithmonë check-up dhe eko për t’u siguruar që s’ka asnjë problem, por edhe nëse ka, çdo gjë rregullohet nëse e kap në kohë dhe ke dëshirën të luftosh për jetën.

Baby Boo