Doktori që kreu 32 mijë operime falas për nevojtarët!


Në moshën 13 vjeçare humbi babanë. Viti i largët 1979. Pas vdekjes së babait ai dhe e gjithë familja jetonin në varfëri të madhe e borxhe.“Së bashku me vëllain tim të madh, shisnim sapunë. Çdo gjë që na jepnin si lëmoshë pas vdekjes së babait ne e përdornim për të paguar borxhet.”

Disa muaj më vonë vëllai i tij nisi një punë në hekurudhë, atje dhe ku punoi për vite me radhë babai i ndjerë.Kështu ishte fëmijëria e doktor Subodh Singh, i cili e arriti ëndrrën e tij për të qenë mjek përmes sakrificave.Ishte vëllai i tij që përmes punës në hekurudhë nisi të mbledhë para për të. Kur koha erdhi, ai mundi t’i paguajë të vëllait shpenzimet për shkollën e mjekësisë. Subodh Singh u diplomua në vitin ’88, mori masterin në vitin ’91 dhe u bë kirurg plastik në vitin 1994.“ Nëna e babai më mësuan që t’u shërbej e t’i ndihmoj të varfërit, të bëj një jetë etike”-tregoi doktor Singh.

Në vitin 2001 doktori ngriti një qendër të vogël spitalore për kirurgjinë e fëmijëve, në nder të babait të tij. Ai nis t’u ofrojë familjeve të varfra ndërhyrje kirurgjikale e plastike për fëmijët e lindur me probleme të shëndetit dhe që nuk mund të përballonin kostot financiare. Përpjekjeve të tij iu bashkua dhe një organizatë bamirëse dhe përgjatë viteve ai arriti të ndihmojë 32 mijë operime për fëmijë nevojtarë, të gjitha falas.

Veprat bamirëse të këtij mjeku në ndihmë të nevojtarëve u kthyen në një dokumentar të National Geographic, i cili përcolli përpjekjet e mjekut për të kuruar një vajzë 9 vjeçare, e cila kishte marrë djegie të rënda.

Baby Boo