Zgjidhet fotografia më e mirë e vitit 2020, ky është mesazhi prekës që fshihet pas saj


Viti 2020 ishte i pazakontë për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e si pasojë ka prodhuar edhe shumë fotografi prekëse, të cilat kanë mesazhe shumë të fuqishme. Por fotografia e zgjedhur si fituese e “Ocean Photograph Awards” në revistën “Oceanographic” është ajo e dy pinguinëve. Fotoja është realizuar në Australi nga fotografi gjerman, Tobias Baumgaertner.

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë. “Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në “Instagram”.

Ai ka treguar gjithashtu se që nga ajo kohë pinguinët takohen rregullisht për të ngushëlluar njëri-tjetrin dhe qëndrojnë bashkë për orë të tëra nën dritat e qytetit. “Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit”, ka shpjeguar Tobias. Fotografi kaloi tre mbrëmje me koloninë e pinguinëve, para se të ishte në gjendje të bënte këtë foto.

“Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto”, ka përfunduar fotografi.
https://www.instagram.com/p/CHsfIvzhDgp/

Baby Boo