Vullnet Ahmeti: “Pëshpëritje për Nexhmije Pagarashën”


PËRSHPIRTJE PËR NEXHMIJE PAGARUSHËN

Bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u shfaq në këtë botë në muajin kur bilbilat, bashkë me lulet e majit, e formuan partiturën e notave të himnit dhe të melodisë më të bukur shqipe “Bareshën”.

Repertori i saj muzikor, lirikat e papërsëritshme, zëri magjepsës dhe mesazhet kombëtare të përçuara përmes artit, që shpesh e portretizojnë peizazhin e bukur të vlerave, tokave, lëndinave, maleve, kodrave, bjeshkëve e bagëtive tona, është krijuar pikërisht nga peneli i imagjinatës dhe si një skenë magjike e përrallave magjepsëse. Sidomos strofa që e përshkruan më së miri artin dhe dashurinë e saj ndaj kombit, që është:

“Kam rrit shtatin ndër këto male,
bashkë me qengja e me dele
dhe bylbyla ndër zabele,
mbas kumbonës lojë e gëzime,
si shqiponja ime”.

Kjo strofë ikonike do të ngelet një pasazh referencial sa herë që përshkruhen bukuritë natyrore dhe vlerat tona kombëtare.
Nexhmije Pagarusha ka qenë, është dhe do të ngelet personaliteti më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar, figura më përfaqësuese e artit të kulluar dhe një artiste e madhe e kombit.

Ajo ndoshta, si rrallë kush, la më shumë vepra sesa vite jetë, 88 këngë për 86 vite, duke mbetur e papërsëritshme në të gjitha përmasat që mund ta veçojnë një artiste emri i së cilës është shënuar në historinë e përjetshme të muzikës sonë.

Takimi dhe bashkëbisedimi më të, në Universitetin e Tetovës, do të ngelet përgjithmonë i gravuar në kujtesën time.

E këndshme në bisedë kjo artiste me një botë të gjerë artistike dhe intelektuale, la tek unë gjurmë të paharruara dhe sot, në ditën e lindjes së saj, ndaj kujtime të çmuara nga ai takim mbresëlënës ku folëm për kompozimet, artistët shqiptarë, çmimet dhe nderimet.

Nexhmije Pagarusha u shfaq më 7 maj të 1933-ës për të mos ikur kurrë, sepse YJET kanë vetëm ditëlindje!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ikonën e trashëgimisë muzikore shqiptare!

. .

Baby Boo