Do të përmirësohet menaxhimi në tetë zona të mëdha të mbrojtura në Maqedoni


Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki së bashku me ambasadorin e Delegacionit të BE-së Samuel Zbogar dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton, ishin në një vizitë pune në Parkun Kombëtar Pelister. Në kuadër të vizitës së parkut më të vjetër kombëtar në Maqedoni, u promovuan institucionet që morën grante nga projekti “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”, ndër të cilat është PK Pelister.

– Parku Kombëtar Pelister është një nga tetë projektet për zonat e mëdha të mbrojtura. Nga ky projekt presim të ndihmojë në njohjen e përfitimeve sociale dhe ekonomike që dalin nga mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, duke rritur në të njëjtën kohë kapacitetet e vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave qytetare për të menaxhuar dhe promovuar zonat e mbrojtura në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme – theksoi ministri Duraki në deklaratën për media.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA II – Programit sektorial operacional për aksion mjedisor dhe klimaterik 2014-2020 dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Përveç projektit të Pelisterit, janë zhvilluar edhe 7 aplikime për zona të mëdha të mbrojtura si për: Galiçicën, Mavrovën, Liqenin e Dojranit, Parkun nacional Liqeni i Prespës dhe Parkun nacional Ezerani, Matkën-Vodnon-Sarajin, zonën e mbrojtur të Jasenit dhe Liqenin e Ohrit- Lumin e Satesit me një shumë paraparë prej 200,000 deri 400,000 euro.
Projekti për Parkun nacional Pelister është me një buxhet prej rreth 300,000 dollarësh amerikanë.

Baby Boo