Kurz e fton VMRO-në që të zgjedhë të ardhmen evropiane të shtetit

Kancelari austriak Sebastian Kurc deklaroi sot në Shkup se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe BE. Gjithashtu, ai premtoi se Austria do të vazhdojë të jetë edhe aleat ekonomik i Maqedonisë,

Baby Boo

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zaev, Kurc i ftoi qytetarët e vendit që masovikisht të marrin pjesë në referendum dhe të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë.

Ai e ka vlerësuar se VMRO DPMNE duhet të ketë perspektivë evropiane dhe të mbështet zgjidhjen për çështjen e emrit.

Kurc, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, deklaroi se vendi i tij vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja e çështjes së emrit është shans i madh për Maqedoninë por edhe për gjithë rajonin. Fillimisht dua të përshëndes ajo që është arritur kompromis në këtë fushë dhe do t’ju bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë në referendum dhe të deklarohen ‘për’ zgjidhjen e çështjes së emrit. Ajo është zgjedhje për çdo individ dhe nuk është e imja që të sjell vendim për dikë tjetër, por si mil i Maqedonisë mendoj se është mirë nëse ka dalje të madhe dhe rezultat pozitiv”, ka deklaruar Kurc.

Ai ka deklaruar se Austria është mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit, ndërsa duan që gjithë rajoni të jetë pjesë e Bashkimit Evropian./Pacensure