Shqiptari që ka udhëtuar në 201 shtete: Në Korenë e Veriut ke gjithmonë njerëz mbrapa në rrugë, për SHBA-në kanë anuluar vizat


Ilir Morina është shqiptari që ka udhëtuar në 201 vende të botës brenda një kohe të shkurtër. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Morina ka thënë se ndër të tjera ka vizituar edhe Korenë e Veriut.

Sipas tij, në Korenë e Veriut nuk je asnjëherë vetëm kur ecën në rrugë.

Sa i përket marrjes së vizës për në Korenë e Veriut, Ilir Morina tregon se kjo është shumë e lehtë. Ndërsa për amerikanët, Koreja e Veriut e ka pezulluar dhënien e vizave.

Blendi Fevziu: Po Korenë e Veriut e ke vizituar?

Ilir Morina: Po. Aty nuk mundesh të ecësh vetëm nëpër qytet. I ke njerëzit mbrapa. Fotografi mund të bësh, por unë besoj ata njerëz që ecin ata janë krejt artista.

Blendi Fevziu: Po në Korenë e Veriut si shkove?

Ilir Morina: Shkon në ambasadë të Koresë së Veriut, ata kanë një agjenci, bën rezervim do 7 ditë, do 10 ditë apo do 14, do të fluturosh apo do të ikësh me tren nga Kina. Unë kam ikur me tren se më është dukur pak interesante.

Blendi Fevziu: Ta dhanë vizën pa problem?

Ilir Morina: Po. Veç e paguan. Shumë lehtë është.

Blendi Fevziu: Është shumë lehtë për të marrë vizën e Koresë së Veriut?

Ilir Morina: Për SHBA-në e kanë anuluar totalisht. Nuk kanë mundësi të hyjnë.

Baby Boo