Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë të vi*ktimave nga lu*fta e fundit në Kosovë


Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohen se janë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Mbetjet mortore, sipas këtij komisioni, u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.

“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend.

Baby Boo