Dje në 15 shtete amerikane nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19

Pesëmbëdhjetë shtete amerikane nuk kanë raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 të hënën.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins bëhet fjalë për Alabaman, Koloradon, Delaware, Xhorxhia, Hawaii, Idaho, Iowa, Minesota, Montana, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Vermont, Wisconsin dhe Wyoming.

Baby Boo

Gjashtë nga këto shtete raportuan mesatarisht më pak se 1 vdekje Covid-19 në ditë për shtatë ditët e fundit: Hawaii, Montana, North Dakota, Ohio, Vermont dhe Wyoming.
Në përgjithësi, kishte 392 vdekje Covid-19 të raportuara në Shtetet e Bashkuara të hënën, për një mesatare shtatë-ditore prej 587 vdekjesh në ditë, tregojnë të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Restorant Lumare