Prokuroria jep detaje për vr*asjen me së*patë në Gostivar

Prokuroria Themelore publike e Gostivarit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vr*asje’.

Baby Boo

“I dyshuari 67 vjeçar nga Gostivari më 9 shtator gjatë ushtrimit të dhu*nës familjare në mënyrë mizore ka vr*arë bashkëshorten e tij. Ata për një periudhë të gjatë kanë pasur mospajtime ndërsa në ditën kritike i dyshuari ka hyrë në dhomë dhe me së*patë disa herë ka go*ditur gruan në kokë. Më pas nga kuzhina ka marrë thi*kë dhe e ka shpu*ar disa herë në bark” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas vr*asjes sipas prokurorisë nga shtëpia me biçikletë është nisur në malin e fshatit Strajan dhe më pas ka dalë në rrugë nga ku është kapur dhe është privuar nga liria na policët. Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit i propozoi caktimin e masës së parabu*rgimit për personin i cili dyshohet se ka vr*arë bashkëshorten.


Restorant Lumare