FOTO/ Kjo është stjuardesa shqiptare vetëm 24 vjeç, që humbi jetën në fluturimin e “Air Albania drejt Londrës


Është identifikuar stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Greta.D dhe ajo është shqiptare.

Sipas shumë dëshmive të mbërritura mësohet se stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi tragjikisht jetën në datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës ishte Greta D.

E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën AIR ALBANIA në itinerarin nga Tirana në Londër. Sipas mediave të huaja më herët u bë me dije se e reja u shemb në tokë dhe më pas humbi jetën kur aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi u bë publike. Shërbimi i ambulancës pavarësisht se e dërgoi vajzën në spitalin Princess Alexandra në Harlow, ajo nuk arriti të shpëtojë.

Baby Boo