Në takimin katëpalësh që po mbahet në Selanik, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi se e ndajmë të njëjtin fat me Bashkimin Evropian (BE), por ende nuk jemi në të njëjtën tavolinë.
Ai e falënderoi ministren bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zakharieva dhe kryeministri Boyko Borisov, pasi që sipas tij, arritën që si udhëheqëse e BE-së, ta drejtojnë rajonin në agjendën politike të BE-së, dhe vitin 2018 ta bëjnë vit të mundësive.
Dimitrov theksoi se nuk mund të bëhemi vend i lumtur, nëse rajoni nuk lëviz në drejtimin e përbashkët, duke shtuar se zhvillimet e tanishme janë çast pozitiv për tërë rajonin./Telegraf