Megjithatë, skriningu nëpër shkolla fillore filloi


Skriningu nëpër shkollat fillore ka filluar. Ka mbaruar faza e parë e marrjes dhe miratimit të prindërve. Është i madh interesimi për pjesmarrje në skrining dhe deri tani rreth 5000 prindër të fëmijëve nëpër shkolla fillore.
Në bazë të pajtueshmërive, është bërë plan dhe orar për realizimin e skiriningut në terren dhe ai vecmë ka nisur në disa shkolla fillore nëpër Shkup. Skriningu vazhdon të hënën.
Në kuadër të fazës së parë do të përfshihen nxënës të territorit të Shkupit, ndërsa në të kyqen ekipe medicinale të Qendrës për shëndet publikd he Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.
Të gjitha aktivitete për realizimin e skriningut realizohen në koordim të vazhdueshëm me MASH-in thonë nga MSH.
Periudhën e fundit ka pas 120 raste të reja të infektimeve tek fëmijët në nivel republikan. Me skrining planifikohet të përfshihen 2000 filloristë nga i gjithë vendi, por jo edhe nxënës të shkollave të mesme, ku sic tha Komisioni, gjendja është stabile. Planifikohet që fëmijët të testohen me teste të shpejta antigjenik ndërsa analizat do ti kryejë institute për shëndet public pas cka do të vendoset nëse do të ndryshohen masat epidemiologjike nëpër shkolla.

Baby Boo