Dialog midis gazetarëve dhe policisë është i mundshëm


Organet e rendit duhet ta kenë të qartë se gazetarët të cilët raportojnë nga protestat nuk janë armiq të tyre por në detyrë profesionale dhe duhet mbrojtur nëse sulmohen nga pjesëmarrësit në protesta. Kështu deklaroi kreu i SHGM-së, Naser Selmani, gjatë punëtorisë kushtuar përmirësimit të sigurisë së gazetarëve, organizuar nga SHGM dhe MPB, me mbështetje të OSBE-së.

“Jemi të një mendimi me partnerët tanë se dhuna ndaj punonjësve të medias është një praktikë e papranueshme për një vend demokratik. Si një element i rëndësishëm në funksionimin e proceseve demokratike, ata kanë të drejtë të punojnë në një mjedis pa kërcënime dhe presione. Misioni i tyre për të informuar qytetarët dhe për të kërkuar llogari nga secila qeveri nuk do të përmbushet nëse ata punojnë në kushte frike dhe pasigurie”, tha kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, njofton TVM2.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mbetet në qëndrimin për zero tolerancë ndaj dhunës së gazetarëve. Sipas tij, nga 1 qershori 2017 janë regjistruar 12 raste për rrezikim të sigurisë së gazetarëve dhe të gjitha janë mbyllur. Shefi i misionit ë OSBE-së, Xhef Goldstajn, tha se dialog i hapur midis gazetarëve dhe policisë është i mundshëm dhe i dobishëm në favor të qytetarëve. Ai sqaroi se dhuna përmban shumë aspekte. Punëtoritë janë pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar bashkëpunimin midis gazetarëve dhe policisë, që kanë për qëllim përfaqësuesit e policisë të njoftohen me rëndësinë e rolit të gazetarëve, në informimin e qytetarëve rreth ngjarjeve me rrezik të lartë.

Baby Boo